Terapia me Bionator
Bionator përdor forcat natyrore egzistuese, për të ndryshuar presionin e faqes, presionin e gjuhës, lëvizjet e nofullave dhe sipërfaqen okluzale, modelet ekzistuese të përtypjes, funksionet e përtypjes, gëlltitjes, gojës dhe të të folurit ; për të arritur një kafshim natyral dhe të qëndrueshëm.
- Indikimi sigurohet nga terapistë të trajnuar të bionatorëve.
- Terapia me bionator kërkon bashkëpunim të mirë me pacientin.
Në shumë raste, ndihmon gjithashtu edhe nje shiqim i kujdesshm ortodontik.
Terapia e bionatorit u zhvillua në vitet 1940 nga Prof. Dr. Balters , mjek dhe dentist. Prof. Balters njohu lidhjet midis keq radhitjes të dhëmbëve dhe nofullave si dhe simptomave të përgjithshme mjekësore dhe psikologjike. Terapia e bionatorit merret me trajtimin e shkaqeve të keq radhitjes të dhëmbëve dhe nofullave, poashtu të të gjithë muskujve orofacial, funksionin e gjuhës, gëlltitjen, të folurit, frymëmarrja etj,te cilat trajtohen me bionator, i cili ndryshon dhembet, nofullat, si dhe pozicionin.
Terapia bionator do të:
- inkurajon rritjen natyrale të nofullës
- harmonizon dhe formëson harqet dentare
- drejton dhëmbët ne pozicionin e saktë
- stimulon frymarjen nazale
- ushtron mbylljen e buzëve
- gjuha është ne kontakt me qiellzën
- përmirëson gëlltitjen
- promovon funksionin e përtypjes
- trajton qëndrimin e saktë të kokës dhe trupit
- harmonizon tiparet e fytyrës
- pastron indet në zonën e kokës, qafës dhe shpatullave
- Liron tensionin e muskujve dhe bllokimet në zonën e nofullës-kokë-qafë.
Bionatori qëndron i lir në gojë, është i lëvizshëm dhe funksionon si një pajisje për trajnimin e muskujve në zonën e nofullës, kokës dhe qafës.
Terapisti bionator punon së bashku me pediatërin, ortopedin, osteopatë, terapistë kraniosakralë, nutricionistë, kineziologë dhe të tjerë.
Në rastin e keq funksionimeve të hershme të dhëmbëve / nofullave / dhe gjuhës si dhe frymëmarrjes me gojë, terapia rekomandohet që në moshën 6 vjeç,ndërsa gjat zhvillimit normal të dhëmbëve dhe nofullave nga mosha 9 vjeç duhet të vlerësohet nëse terapia është e nevojshme.
Te të rriturit terapia është e mundur me përdorimin e Biognathor.Biognathor, një bionator i modifikuar, u themelua nga Dr. v. Treuenfels, një student i Prof. Balters dhe Dirk Geuer, teknik master dentar.
Indikacionet për terapi me Biognathor:
- Dhimbje kronike dhe / ose tension në zonën e nofullës, kokës, qafës, shpatullave dhe shpinës
- Kërcitjen dhe shtypjen e dhëmbëve
- Simptomat e gërhetjës / shfaqje e apnesë
- Probleme të atikulacionit temporo-mandibular ATM(dhimbje, plasaritje, zhurmë fërkimi)
- Probleme kronike të veshit (tringëllimë në veshët, zhurmë në veshë, dhimbje kronike në vesh)
- Keqformimi i nofullës dhe dhëmbëve